TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Prill 2025, 13:12

Ndërhyri në hetimet e dosjes “Toyota Auris”, SPAK shpall pretencën për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyri në hetimet e dosjes “Toyota Auris”, SPAK shpall

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili akuzohet për ndërhyrje të paligjshme në hetimet e dosjes “Toyota Auris”.

SPAK kërkoi 4 vite e 6 muaj burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet me 1/3, duke zbritur në 3 vite burgim.

Zarka akuzohet se ka ndikuar në hetimet për çështjen “Toyota Yaris”, dosje e ndërlidhur me ngarkesën prej 3.4 milionë eurosh të sekuestruara në makinat Toyota Auris, të ardhura në Portin e Durrësit në vitin 2018.

GJKKO më 31 korrik 2024 la në burg-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, pasi akuzohet  për ndërhyrje të paligjshme dhe ndikim te gjyqtarët e prokurorët për 8 çështje gjyqësore. Bashkë me Zarkën u lëshuan tre urdhërarreste për magjistraten Erjona Dautaj, avokatin Radovan Çela si dhe shtetasin Astrit Vladi, të cilët nuk u ekzekutuan pasi të tre ndodhen jashtë shtetit. 

Sipas SPAK, Zarka merrte para për të ndikuar te prokurorët dhe gjyqtarët e çështjeve penale. Kryeprokurori ka ndikuar në katër raste për lehtësim të hetimeve të dosjes "Toyota Yaris", që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar, për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.

Lini një Përgjigje