TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2025, 17:28

U kap me 3.3 kg kokainë në kroskot, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali!

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 3.3 kg kokainë në kroskot, arrestohet 20-vjeçari

Një shqiptar 20-vjeçar ka rënë në prangat e autoriteteve italiane, pasi në automjetin që i drejtonte iu gjet një sasi prej 3.3 kilogramë kokainë.

Droga ishte ndarë në tre pako dhe ishte e fshehur në zonën e kroskotit të makinës. Fillimisht ka qenë shpejtësia e lartë ajo që ka bërë efektivët të ndalojnë automjetin e të riut. Ndërkohë që gjatë kontrollit, drejtuesi i mjetit ka reaguar i tensionuar.

Efektivët fillimisht kanë vënë re se mjeti kishte një panel instrumentesh të dëmtuar, gjë që ndodh zakonisht kur çmontohen dhe montohen sërish, fakt ky që çoi drejt një kontrolli të plotë të mjetit.

 Aty u zbuluan edhe 3 pakot e lëndës narkotike e cila rezultoi të ishte e tipit kokainë. Shoferi i ri 20-vjeçar u arrestua dhe u dërgua në burgun e Villa Fastiggi deri në zhvillimin e gjyqit ndaj ti, ndërsa veç drogës u sekuestruan 884 euro cash dhe automjeti.

Lini një Përgjigje