TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2025, 15:22

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një person

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një person
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë .Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kote në rrugën e lumit të Vlorës.

Një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën shtetasi me inicialet F. K., 22 vjeç, drejtues i motomjetit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Gjithashtu, mësohet se viktima është e moshës rreth 30 vjeç.

"Më datë 19.01.2025, rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, 22 vjeç, i paidentifikuar ende, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit që ndërroi jetë", njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje