TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2025, 12:50

Kërkohej nga Italia për dhunë seksuale, pranga laçianit me 4 emra

Shkruar nga Pamfleti

Kërkohej nga Italia për dhunë seksuale, pranga laçianit me

Policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar në Laç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

I dyshuari, i identifikuar si Kastriot Marku, 53 vjeç, përdorte katër identitete të ndryshme si Erjon Prenga alias Ervis Murati alias Landi Lleshaj për t’iu shmangur autoriteteve. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence, Itali, me 7 vite, 4 muaj dhe 8 ditë burg për veprat penale “Dhunë Seksuale” dhe “Emigracion i Paligjshëm,” sipas Kodit Penal Italian.

Operacioni u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë. Ai u bazua në informacione të inteligjencës policore dhe përfshinte kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, 53-vjeçari u kap dhe u arrestua në Laç me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po ndjek procedurat për ekstradimin e tij. Operacioni vlerësohet si një sukses në luftën kundër kriminalitetit ndërkombëtar.

Lini një Përgjigje