
Policia e Tiranë ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili ishte kthyer në makth për shoferët.
I riu Luis Gjergji është vënë në pranga pas vjedhjes së përsëritur të pjesëve të makinave.
Në përfundim të operacionit “Përsëritësi” gjatë të cilit polica në kontrollin e banesës gjeti edhe një armë zjarri, materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas kryente vjedhje, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Përsëritësi” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Luis Gjergji, 21 vjeç, banues në Laç.
Në kuadër të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar pjesët e vjedhura dhe një armë zjarri pistoletë me mulli”, njofton policia.
Lini një Përgjigje