TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2025, 10:18

Makina del nga rruga dhe bëhet copash në aksin Lushnjë-Berat, barrierat mbrojtëse depërtojnë përmes saj; plagoset shoferi (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Makina del nga rruga dhe bëhet copash në aksin Lushnjë-Berat,

Një aksident ka ndodhur pas mesnatës në aksin nacional Lushnjë-Berat.

Një automjet tip “Golf 7” ka dalë nga rruga pranë kryqëzimit të fshatit Qerret. Makina është përplasur me bankinat anësore të rrugës, të cilat depërtuan mjetin në brendësi.

Si pasojë e këtij aksidenti ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit E. F., i cili udhëtonte i vetëm.

Ai është transportuar drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e parë, ku sipas mjekëve gjendja e tij është e mirë me pak dëmtime të lehta.

Vendi ku ndodhi aksidenti është një njollë e zezë në këtë aks rrugor ku ka pasur aksidente të shumta me pasojë vdekjen.

Makina del nga rruga dhe bëhet copash në aksin Lushnjë-Berat,

Lini një Përgjigje