
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 34-vjeçar, të akuzuar për vjedhje.
Pas denoncimit të një shtetasi që i ishte vjedhur banesa, policia ka filluar operacionin policor të koduar "Gjurmimi", ku u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H.
B. H., 34 vjeç, banues në Shkodër, akuzohet për thyerje të banesës dhe vjedhje të bizhuterive, parave dhe sendeve të tjera me vlerë.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta, në kuadër të operacionit policor të koduar "Gjurmimi", ku u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 34 vjeç, banues në Shkodër.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se ky shtetas, gjatë kohës kur nuk kishte njëri në shtëpi ka hyrë në banesën e shtetasit E. N., ku dyshohet se ka vjedhur një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor dhe sende të ndryshme, një pjesë e të cilave u gjetën gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçarit dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy celularë dhe me automjetin”, deklaron Policia e Shkodrës.
Policia më tej njofton që materialet policore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë për hetime të mëtejshme pasi dyshohet që i akuzuari ka kryer edhe vjedhje te tjera.
“Vijon puna nën drejtimin Prokurorisë për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në mbyllje të njoftimit.
Lini një Përgjigje