
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shoferin e autobusit linjës Bari-Durrës, Elson Rrodhe i cili u kap në kufi me 100 mijë euro të padeklarura.
37-vjeçari u shpreh se nuk kishte asnjë dijeni për paratë dhe se thjesht kishte bërë punën e tij si shofer.
Ndaj Rrodhes rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Arrestimi i Rrodhes u bë në 13 qershor ku gjatë kontrollit të imtësishëm në autobus në pjesën e tavanit u gjetën 8 paketime me kartëmonedha në euro, gjithsej 99 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Lini një Përgjigje