TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2023, 21:30

"Shqiptarët në hierarkinë e Ndrangheta-s", gazetari: Kanë lidhje bashkëshortore me anëtarë të mafies italiane

Shkruar nga Pamfleti

"Shqiptarët në hierarkinë e Ndrangheta-s", gazetari:

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Shënjestër” u diskutua për mafien italiane Ndrangheta dhe shqiptarët e përfshirë në bandën kriminale më të fuqishme në Evropë.

Gazetari, Sokol Bregu u shpreh se shqiptarët janë lart në hierarkinë e mafies italiane Ndrangheta, pasi kanë krijuar dhe lidhje bashkëshortore me pjesëtarë të bandës.

“Shqiptarët për dreq janë dhe dashnorë të zjarrtë. Kanë lidhje bashkëshortore, tashmë je pjesë e familjes. Shqiptarët i gjejnë lidhjet me njëri-tjetrin. Çdo vit në Itali ndodhin 7-9 mijë martesa që janë italo-shqiptarë. Çfarë probabiliteti ka që të mos jenë pjesë e Ndrangheta? Në Itali këto raste janë me shumicë. Lindjet e italo-shqiptarëve vijnë në rritje. Rreth 11 mijë lindje vetëm për vitin 2022.”, u shpreh gazetari Bregu.

shqiptare mafia italiane ndrangheta

Lini një Përgjigje