TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2023, 16:25

Po vidhen “Range Rover”-at/ Me maska silikoni si Admir Murataj, publikohen pamjet si grabitet makina luksoze për 80 sekonda (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Po vidhen “Range Rover”-at/ Me maska silikoni si Admir Murataj,

Policia goditi pak ditë një grup që vidhte “Range Rover” luksozë, ndërkohë që sot janë zbardhur detaje se si operonin.

Ky që shihni në këtë foto është Bledi Haka, 42 vjeç. Pak ditë më parë, ai hyri brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit dhe u drejtua tek parkingu me mision vjedhjen e një makine. I riu, futet në parking dhe pikas një automjet “Range Rover” në pronësi të një biznesmeni nga Elbasani, i cili ishte larguar jashtë vendit.

Po vidhen “Range Rover”-at/ Me maska silikoni si Admir Murataj,

Autori arrin të çajë pjesën e çelësit të makinës dhe futet brenda. Përmes një programi kompjuterik ai e ka ndezur makinën, ndërsa ka pasur me vete dhe pajisje që bllokojnë valët e GPS. Por policia ka zbuluar dhe dy vjedhje në Vlorë të po të njëjtin model makinash. Po verifikohet nëse bëhet fjalë për të njëjtët persona. 

“Euro News” ka publikuar momentin kur në orët e para të mëngjesit të 3 qershorit ky automjet “Range Rover” model ‘Evoque’ vidhet pranë Vorës.

Ora shënon 02 e 46 minuta dhe autorëve që duken në pamje dy persona, u duhen vetëm 80 sekonda për të çaktivizuar alarmin pasi kanë thyer xhamin e shoferit, e më pas për të ndezur automjetin.

Të vetëdijshëm se po filmohen nga kamera sigurie, autorët veprojnë të pa shqetësuar, pasi janë të kamufluar me maska silikoni, të ngjashme me ato që përdori Admir Murataj në supergrabitjen e Rinasit, ngjarje ku mbeti i vrarë pas përplasjes së armatosur me policinë. Autorët gjithashtu janë të pajisur me doreza për të mos lënë gjurmë.

range rover

Lini një Përgjigje