TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2023, 16:07

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 34-vjeçari; në kërkim autori

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 34-vjeçari; në

Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Uniformat blu bëjnë me dije se sherri ka ndodhur në afërsi të Zogut të Zi pas një konflikti për motive të dobëta. Policia njofton gjithashtu se është shpallur në kërkim 51-vjeçari me inicialet S.Z., i cili dyshohet se plagosi të riun E.Sh.

“Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas kishte goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh., 34 vjeç, kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin S. Z., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi S. Z., ditën e sotme, në vendqëndrimin e taksive në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh. Si pasojë shtetasi E. Sh, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Z. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton policia.

sherr tirane plagosje

Lini një Përgjigje