TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2023, 11:05

Akuzohet për trafik droge me Habilajt, ish-shefi i policisë Dhërmi rekurs në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet për trafik droge me Habilajt, ish-shefi i policisë
Sokol Bode, Florian dhe Moisi Habilaj

Sokol Bode i ështe drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkon prishjen e vendimit te Apelit të Posaçëm që e dënoi me 8 vite burg, ish-shefin e stacionit policor të Dhërmiut.

Kërkesa e tij për prishje të vendimit do shqyrtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ilir Panda.

Në janar të këtij viti Bode u dënua me 8 vite heqje lirie, me vendim të formës së prerë, ndërsa beteja e tij tashmë do vijojë në shkallën më të lartë të gjyqësorit.

Ai akuzohet për trafik narkotikësh, i implikuar në organizatën kriminale të drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.

Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar në gusht të 2022 në Berat nga Forca e Posaçme Operacionale. 

Ai ishte dënuar me 8 vjet burg, pasi akuzohet nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.

Kush është Sokol Bode?

Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi, ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt.

Bode, bashkë me ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa akuzohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.

Akuza që qëndron mbi këta zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sattivës në këtë qark.

Në 3 shkurt 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen për gjykimin e të pandehurve Saimir Tahiri, Jaled Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, nën akuzën “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”,  si dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në 10 korrik 2019, gjykata vendosi pezullimin e gjykimit për të pandehurit Sokol Bode dhe Gjergji Kohila pasi nuk ishin gjetur, ndërsa ndau çështjen e tyre nga çështja nga Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela. 

sokol bode

Lini një Përgjigje