TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2023, 09:43

Gjendet një gomone në Vlorë, dyshohet se do përdorej për trafik droge

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet një gomone në Vlorë, dyshohet se do përdorej
 
Një gomone është gjetur në një fermë në fshatin Babicë në Vlorë. Gomonia u gjet gjatë një kontrollit të ndërmarrë nga efektivët e operacionales, antidrogës dhe forcave shqiponja.

Ndërkohë policia mbrëmjen e djeshme rreth orës 12:30 minuta kontrolloi edhe disa banesa në qytet që kanë lidhje pronarët e fermës ku u gjet gomonia.

Sipas burimeve dyshohet se ajo mund të jetë përdorur ose do të përdorej për trafik.

Gomonia gati 10 metra e gjatë u gjet brenda një kamioni me balla jonxhe.

Gjendet një gomone në Vlorë, dyshohet se do përdorej

 

Lini një Përgjigje