Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm.
Ai është ndaluar në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj por nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen.
Pas ndjekjes, në afërsi të Memaliaj policia ka ndaluar automjetin dhe i kanë vënë prangat 42-vjeçarit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.
Lini një Përgjigje