TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2023, 09:22

U kapën me kokainë, zbardhen detajet si u shkatërrua grupi kriminal në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
U kapën me kokainë, zbardhen detajet si u shkatërrua grupi
Pamjet nga operacioni

Një hetim i nisur që nga dhjetori që lamë pas, u finalizua ditën e djeshme me arrestimin e 5 personave, si dhe u shpall në kërkim një tjetër. Të rinjtë merrnin lëndën narkotike kokainë në Shijak dhe e sillnin atë në Tiranë, duke e shpërndarë më pas në lokalet e natës në kryeqytet, në doza të vogla.

Mësohet se ata operonin në aksin Tiranë-Durrës që prej një periudhe të gjatë kohore.

Ditën e djeshme, përmes metodave speciale të hetimit, agjentët e antidrogës lokalizuan dhe arrestuan në flagrancë këta shtetas, të cilët mbanin me vete edhe një sasi të konsiderueshme. Plot një kilogram, sasi e cila kap vlerën e tregut të mbi 50 mijë euro.

Gjatë këtij operacioni u bë i mundur arrestimin i shtetasve:

Mario Dema, 27.04.1991, lindur dhe banues Rrashbull, Durrës.

Ergi Saliu, dtl 07.01.1994, lindur Durrës dhe banues Shijak.

Erges Nexhipi, dtl 18.10.1999, lindur dhe banues ne Durrës, lagjia 7.

Brajan Lala, dtl 05.10.1999, lindur dhe banues ne Durrës.

Ledjo Gashi, dtl 17.07.1997, banues Shijak lagjja “Popullore”.

kokaina ne durres grupi kriminal

Lini një Përgjigje