
Dy vajza me nënshtetësi shqiptare janë arrestuar në Athinë dhe Katerini për trafik droge.
Mediat greke bëjnë me dije se, vajzave u janë sekuestruar 7 kilogramë kanabis. Lënda narkotike do të trafikohej në Selanik dhe Pieri nga pjesëtarët e grupit. Mësohet se vajzat ishin të moshës 21 dhe 27 vjeç dhe janë dërguar në paraburgim.
Pritet që në ditët në vijim të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Lini një Përgjigje