TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2023, 12:17

"Më rrezikohet jeta"/ Gjykata refuzon kërkesën e Laert Haxhiut, do të ekstradohet në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
"Më rrezikohet jeta"/ Gjykata refuzon kërkesën e Laert
Laert Haxhiu

Laert Haxhiu, autor i masakrës së Lushnjës, do të ekstradohet drejt Shqipërisë. Ky ka qenë vendimi që ka marrë gjykata e Janinës, e cila ka refuzuar kërkesën e të riut për azil në shtetin grek. Haxhiu kërkoi azil me argumentin se i rrezikohet jeta nga rivalët e tij që janë banda e Aldo Bares.

Ndërkohë, avokatët do të ankimojnë vendimin në Apelin e Patras. Haxhiu, i riu nga Lushnja që u arrestua në Greqi, ka mohuar të jetë autor i masakrës së Lushnjës me dy të vrarë. Laert Haxhiu dyshohet se është atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017, ku në qendër të qytetit të Lushnjës u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë të Saimo Xheliut, ngjarje e ndodhur me 25 shtator të 2016-s, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës. Ai është dënuar nga Gjykata e Lushnjës me 18 vite burg për vrasje të mbetur të tentative, dosje që sipas të dhënave është ende në Gjykatën e Lartë. Për masakrën e Lushnjës Gjykata e Posaçme ka dhënë dy burgime të përjetshme për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshi, ndërsa është ende në proces gjyqi për Laert Haxhiun.

laert haxhiu

Lini një Përgjigje