
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka plagosur tre këmbësorë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Bulqizës ku kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pritet të niset me helikopter drejt Tiranës.
Sakaq, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjn e shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje