TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2023, 10:08

Kokainë dhe mallra kontrabandë, arrestohet 33-vjeçari në Himarë

Shkruar nga Pamfleti

Kokainë dhe mallra kontrabandë, arrestohet 33-vjeçari në

33-vjeçari Florin Gjoka është arrestuar nga policia e Himarës pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Pas kontrollit fizik, është bërë i mundur ndalimi i të riut i cili shiste doza të lëndës narkotike kokainë në një “Tabacchino” ku ishte i punësuar. Madje ai mbante me vete mjet prerës thikë.

Policia ka sekuestruar gjithashtu 18 paketa me cigare pa pullë fiskale, 3 650 euro dhe 154 200 lekë të rinj.

Bëhet me dije se është proceduar penalisht pronari i “Tabacchino-s” pasi e kishte punësuar 33-vjeçarin në mënyrë të paligjshme. Mësohet se ai tregtonte mallra të dyshuara të kontrabanduara.

kokainë arrestim kontrabande mallra

Lini një Përgjigje