TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shtator 2024, 10:35

U godit me shkop bejsbolli nga tre persona,  zbardhen detaje nga dhunimi i policit të burgut 313

Shkruar nga Pamfleti
U godit me shkop bejsbolli nga tre persona,  zbardhen detaje nga dhunimi i
Foto Ilustrim

Detaje të reja kanë dalë nga dhunimi i efektivit të burgut 313  Arbër Labi . Mësohet se ai është goditur me sende të forta nga tre persona, sapo ka dalë nga banesa e tij.

Në momentin që ai ka nxjerrë armën e shërbimit, autorët ia kanë marrë, ndërkohë të dëmtuarit i ka mbetur vetëm karikatori. Në dëshminë paraprake, efektivi Labi ka thënë që dyshon për shkak të detyrës.

Autorët kanë qenë me një mjet tip fuoristradë të bardhë. Policia po punon për identifikimin e tyre dhe kapjen, ndërsa Arbër Labi ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë për hetuesit po hetohet dhe pista tjetër e ndonjë konflikti me persona të tjerë që nuk ka lidhje me punën si efektiv burgjesh. I riu punonte edhe në lokale nate, ku mund të ketë pasur ndonjë konfliktit me autorët që më pas e dhunuan.

“Më datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht, shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

dhunohet polici

Lini një Përgjigje