TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shtator 2024, 10:08

Dhunohet polici i burgjeve në Tiranë, autorët e bëjnë për spital dhe i marrin armën e shërbimit

Shkruar nga Pamfleti
Dhunohet polici i burgjeve në Tiranë, autorët e bëjnë
Foto ilustruese

Një punonjës i policisë së burgjeve, është dhunuar nga tre persona gjatë orëve të vona të natës në zonën e Yzberishtit në Kryeqytet.

Polici Arbër Labi, ndodhet në Spitalin e Traumës për shkak të dhunës që është ushtruar ndaj tij.

Mësohet se punonjësit të policisë së burgjeve i kanë marrë edhe pistoletën e shërbimit.

Deri në këto momente ende nuk ka persona të arrestuar për këtë ngjarje megjithatë policia po kryen hetime si po punon me hapjen e kamerave të sigurisë për të zbardhur dinamikën e dhunimit të policit.

Lini një Përgjigje