TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2024, 17:00

U kap me mbi 11 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Francë

Shkruar nga Pamfleti
U kap me mbi 11 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Francë
Foto Ilustrim

Një shqiptarë ka rënë në pranagt e policisë franceze, pasi po trensportonte 11.5 kg kokainë. Mësohet se sasi prej 11.5 kg kokainë është kapur nga doganierët e brigadës Montmélian në Francë. Ndërsa sekuestrimi është kryer në bordin e një automjeti “Nissan” X-Trail.

Pasi e hoqën duke përdorur një mulli, agjentët zbuluan një pllakë që jepte akses në një kuti metalike e cila zinte të gjithë gjerësinë e automjetit. Në total u gjetën dhe sekuestruan 11.5 kg kokainë të ndarë në 10 pako. Menjëherë u arrestua drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar.

Ai u gjykua të hënën me procedurë të menjëhershme nga gjykata penale e Albertville e cila e dënoi me 5 vjet heqje lirie dhe 747 mijë euro gjobë doganore.

Lini një Përgjigje