TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2024, 15:06

Trafik kokaine nga Amerika Latine drejt BE, Gjykata e Durrësit lë në burg Arjan Malokun dhe Jurgen Kaçurrin

Shkruar nga Pamfleti

Trafik kokaine nga Amerika Latine drejt BE, Gjykata e Durrësit lë

Gjykata e Durrësit ka caktuar arrest me burg të përkohshëm për Arjanit Malokun dhe Jurgen Kaçurrin, të cilët u arrestuan si pjesë e një grupi të organizuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine në Itali.

Maloku dhe Kaçorri u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të ndërmarrë në 4 shtete që çoi në pranga 61 persona dhe në sekuestrimin e aseteve me vlerë 60 mln euro.

Sipas mediave italiane, grupi kriminal kishte selinë në Shqipëri, me degë organike në të gjithë territorin kombëtar.

Grupi e merrte drogën nga Amerika e Jugut në Evropë duke përdorur rrugët e transportit tregtar dhe më pas e çonte në Itali me kamionë, duke kaluar nga Spanja ose Holanda.

Sasitë e mëdha të kokainës ruheshin në 5 baza logjistike me bazë në Brescia, Romano di Lombardia, Palazzolo sull’Oglio dhe në komuna të tjera në Italinë veriore dhe qendrore.

“Miratimin e arrestit të përkohshëm për qëllim ekstradimi të kryer ndaj shtetasit J. K.
2. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit J. K., atë të “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.P.Penale.
3. Ngarkohet policia gjyqësore të zbatojë menjëherë këtë vendim.
4. Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë.
5. Kundër vendimit, lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të tij”, thotë gjykata.

trafik kokaine gjykata e durresit

Lini një Përgjigje