TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2024, 10:30

Përplasi efektivin dhe hodhi drogën nga makina, si 40-vjeçari shqiptar u iku nga duart policisë në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi efektivin dhe hodhi drogën nga makina, si 40-vjeçari

Një 40-vjeçar shqiptar ka arritur t’iu shpëtojë autoriteteve greke nga duart, teksa u ndalua nga efektivët në Selanik.

Raportohet se policët grekë e ndaluan për t’i kontrolluar mjetin, por shqiptari i ka dhënë gaz makinës duke përplasur me derë një nga efektivët, i cili mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.

Më pas, ai ka hedhur në rrugë një pako me kanabis të papërpunuar me peshë 1.42 kg, ka braktisur mjetin aty pranë dhe është larguar me vrap. Ndërsa ka braktisur brenda në makinë edhe partneren e tij 33-vjeçare, e cila u arrestua nga policia.

Megjithatë, 40-vjeçari është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

Makina u sekuestrua ndërsa në shtëpinë e tyre në një zonë të Selanikut u sekuestrua një pako kokainë me peshë 5.78 gram dhe një peshore elektronike.

Ndaj 33-vjeçares dhe shqiptarit të shpallur në kërkim është ngritur akuza për transport droge.

Lini një Përgjigje