TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2024, 09:20

Drejtonte një rrjet të shpërndarjes së drogës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Drejtonte një rrjet të shpërndarjes së drogës,
Rrugica ku jetonte shqiptari, në lagjen historike të Cisterino

Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në qendrën historike të Cisterninos në Brindisi.

Shqiptari i dyshuar akuzohet se drejtonte një biznes shpërndarjeje droge nga shtëpia e tij, e vendosur në katin e parë.

Mediat raportuan se karabinierët kanë vënë re një vajtje-ardhje të pazakontë të të rinjve pranë shtëpisë, duke vendosur kështu të nisin aksione për të verifikuar situatën.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjet afërshisht 300 gramë kokainë, si dhe sasi më të vogla hashashi dhe marihuane, së bashku me materialin për paketimin e dozave dhe aksesorë të tjerë.

Fqinjët e njihnin të dyshuarin si të respektueshëm dhe të sjellshëm, u befasuan nga lajmi se ai ishte një shitës droge. Hetimet po vijojnë për të identifikuar origjinën e drogës dhe rrjetin e furnizimit të shqiptarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur.

Lini një Përgjigje