TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2024, 22:13

Aksident i rëndë në Vlorë, i riu përplas për vdekje 46-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Vlorë, i riu përplas për

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës në Orikum. Një 46-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një makinë. Automjeti drejtohet nga një 26-vjeçar. I riu u arrestua menjëherë nga policia.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Aksidenti i rëndë ndodh rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, ku K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje