TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2024, 21:11

Nga Kolumbia në Tiranë për prostitucion, si u zbuluan dy tutoret ukrainase në ''Escort Tirana''

Shkruar nga Pamfleti

Nga Kolumbia në Tiranë për prostitucion, si u zbuluan dy tutoret

Në orën 17:52 ky numër iu kërkon vajzave kolumbiane që të dërgon një pagesë prej 987 Euro në një adresë.

Dy shtetaset e huaja kolumbiane të cilët kishin ardhur në vendin tonë për prostitucion kanë rrëfyer në polici mënyrën e punës së tyre duke zbuluar kështu tutoret ukrainase.

Ata kanë treguar prej disa ditësh ndodheshin në Shqipëri ku në këtë vend kishin ardhur pas kontaktin që një komunikimi në rrjetin Telegram me një shtetas të identifikuar si Tommy.

Në platformën e faqes EuroEscord Girl ishin Jeisy Carolina Alvarez Londono, e cila ka emrin "Jennifer", dhe ka disa foto të saj, të dhënat e saj gjenerale dhe çfarë shբrbimesh kryen.

Po ashtu në të njëjtën faqe shikohet Dayana Andrea Paternina Perez, e cila e ka emrin "Alesia, AGENCY FENIX", dhe ka disa foto te saj, dhe të dhënat e saj gjenerale dhe çfarë shërbimesh kryen.

Nga kqyrja e telefonit që i është bërë Jeisy Carolina Alvarez Londono figuron një numër telefoni si numri i kontaktit ne faqen "Euro Escort Girl" për këtë shtetase, dhe në orën 17:52 ky numër iu kërkon vajzave kolumbiane që të dërgon një pagese prej 987 Euro në një adrese ne Rr. "Naim Frasheri".

Me autorizim efektivet e trafiqeve me datën 23 shtator në orën 18:50 kanë vëzhguar shtetaset Jeisy Carolina Alvarez Londono dhe Dayana Andrea Paternina Perez, për të verifikuar se kush do te takohet me keto shtetase dhe do të marrë shumën e parave, pagesa e cila do te merrej nga personat që shfrytëzonin shtetaset kolumbiane.

Ne orën 19:10 shtetaset kolumbiane, kalojnë pranë një hoteli në Rrugen Naim Frasheri, dhe ne ato moment afrohen dy shtetase të tjera ku kryejnë një bisedë të shkurtër, dhe dy shtetaset kolumbiane nxjerrin nga çanta një sasi parash dhe ia dorëzojnë në dorë shtetases Anna Tkachenko, dhe në këtë moment oficeret e policisë ndërhynë dhe kryejnë kapjen në flagrance të shtetases Anna Tkachenko dhe Elena Maslova.

Gjatë kontrollit iu gjet shume prej 25.000 Leke, 120 Euro, dhe 20 Paund te cilat iu dorezuan nga ana e shtetaseve kolumbiane./Ora News

Lini një Përgjigje