TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2024, 15:42

Kë po kërkon SPAK?/ Operacioni ndërkombëtar antidrogë, kontrolle në disa banesa në Manzë

Shkruar nga Pamfleti

Kë po kërkon SPAK?/ Operacioni ndërkombëtar antidrogë,

Një operacion antidrogë ndërkombëtar është duke u zhvilluar në disa shtete, mes tyre edhe në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe autoritetet italiane po zhvillojnë një aksion të përbashkët për ekzekutimin e disa masave arresti në Shqipëri, por edhe në shtetin fqinj.

Mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm me vendim gjykate, janë ushtruar kontrolle në Manzë, në disa banesa dhe ambiente. Operacioni ndërkombëtar lidhet me goditjen e trafikut të drogës.

Hetimi është kryer nga SPAK, teksa ky i fundit pritet të dalë me një njoftim zyrtar.

Ndërkohë, mediat italiane kanë dhënë detaje lidhur operacionin antidrogë. 

Në Itali janë lëshuar 60 urdhër-arreste për personat e përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Vlera totale e përfituar nga aktivitetet e supozuara kriminale të këtij grupi shkon në 60 milionë euro.

Mediat italiane shkruajnë se grupi kriminal kishte selinë e tij në Shqipëri, me degë të organizuara në të gjithë territorin kombëtar.

Grupi e trafikonte drogën nga Amerika e Jugut në Itali, duke përdorur rrugët e transportit tregtar dhe më pas e transportonte me kamionë në Spanjë e Holandë.

Sasitë e mëdha të kokainës, sapo arrinin në Itali, ruheshin në pesë baza logjistike dhe operative në Brescia, Romano di Lombardia, Palazzolo sull’Oglio dhe në komuna të tjera të Italisë veriore dhe qendrore, si Varese dhe Pisa.

Në këto qendra, drejtuesit e depozitave grumbullonin paratë e përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, të cilat u dorëzoheshin një shoqate paralele italo-kineze. Kjo shoqatë ofronte shërbime bankare të fshehta për transferimin e kapitalit të paligjshëm jashtë vendit. Një sasi e madhe parash nga trafiku i drogës kalonte, përmes një shtetasi kinez që jetonte në zonën e Breshias, në një sistem kompleks pastrimi parash që ai kishte ngritur përmes faturave të rreme.

Lini një Përgjigje