TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2024, 13:35

Humbi drejtimin e motorit dhe ra në kanal, publikohet fotoja e efektivit që ndërroi jetë në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Humbi drejtimin e motorit dhe ra në kanal, publikohet fotoja e efektivit

Një 51 vjeçar, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor, për shkak të motit të keq.

Është publikuar fotoja e efektivit që ndërroi jetë në Shkodër si pasojë e një aksidenti.

Policia sqaron se rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, Nikoll Lekndreu, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin si pasojë e motit të keq dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.

51-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

 

foto efektivi shkoder

Lini një Përgjigje