
Është vënë në pranga 21-vjeçari Luçian Mhilli, i cili një vit më parë, së bashku me dy vëllezërit e tij, ekzekutuan Valter Fjerzën.
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 21-vjeçarin, Luçian Mehilli, të akuzuar për vrasjen e Valter Fjerzës.
Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në fshatin Hot i Ri, ndërsa mësohet se shkak është bërë një konflikt çasti. Po ashtu, policia ka vënë në pranga dhe 4 persona të tjerë që kanë fshehur krimin dhe kanë përkrahur autorin.
Ndërkohë, më herët 3 persona janë vënë në pranga për ngjarjen e rëndë. Përkatësisht Klodian Mhilli, Aleksandër Mhilli, Paulo Mhilli dhe Enton Dushaj. Ky i fundit për ‘moskallëzim krimi’ dhe ‘shitje narkotikësh’.
"Shkodër/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i kërkimeve dhe punës së inteligjencës policore, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 21-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në fshatin Hot i Ri, rreth 1 vit më parë. Deri tani, për këtë rast, Policia ka vënë në pranga 4 shtetas dhe vijon punën për ndalimin e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim.
Në vijim të punës për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, në lidhje me vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, më datë më 21.09.2023, Sektori për Krimet e Rënda dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin L. M., 21 vjeç, banues në Shkodër.
Për të, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 21-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, të vënë në pranga nga Policia, ka vrarë shtetasin V. F., 33 vjeç.
Në lidhje me këtë rast, Policia ka vënë në pranga dhe shtetasin E. D., për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe po punon për kapjen e shtetasit A. M., të kërkuar për të njëjtat vepra penale.
Pas ngjarjes, nga kontrollet në lokalin në afërsi të vendit ku u krye vrasja, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa, në trajtë boçeje, që dyshohet se posedohej nga 5 shtetasit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Si ndodhi krimi?
Valter Fierza, 33 vjeç u vra mbrëmjen e 21 shtatorit 2023 në fshatin Hot i Ri të Shkodrës vetëm pak metra larg banesës së tij. I riu po shkonte me makinë në lokalin e fshatit pasi kishte mësuar se i vëllai, Kol Fjerza po konfliktohej me 5 djem të fisit Mhilli.
Sherri mes Kol Fjerzës dhe autorit të dyshuar, Klodian Mhilli kishte lindur për një vend parkimi. Ata kishin pasur edhe një konflikt të hershëm mes tyre, por viktima Valter Fjerza nuk ishte pjesë e konfliktit.
24-vjecari kishte marrë me vete 4 familjarë për tu përballur me Kol Fierzën. Pas debatit autori, që ishte edhe fqinj me 33-vjeçarin ka marrë armën dhe e ka qëlluar ndaj Valter Fierzës duke e lënë të vdekur në vend.
Lini një Përgjigje