TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2024, 09:29

Qarkullonin me kallashnikov në makinë, arrestohen 2 të rinjtë me të shkuar kriminale në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Qarkullonin me kallashnikov në makinë, arrestohen 2 të

Dy persona janë arrestuar në Elbasan, pasi në makinën me të cilin udhëtonin u është gjetur një armë zjarri kallashnikov.

Në pranga kanë rënë Aurel Kaçaniku, 32 vjeç i dënuar më parë në Gjermani, i cili ishte shofer dhe Renaldo Sadushi 30 vjeç me precedent për plagosje dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë, i cili ishte pasagjer.

Gjatë kontrolleve është gjetur nën sediljen e pasagjerit, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.

“Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara gjatë hetimit proaktiv, kanë ndaluar për kontrolle, në rrugën "Iliaz Kosova", automjetin me drejtues shtetasin A. K., 32 vjeç (i dënuar më parë në Gjermani), dhe me pasagjer shtetasin R. S., 30 vjeç (me precedent për plagosje dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë).

Gjatë kontrolleve është gjetur nën sediljen e pasagjerit, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje nga të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

kallashnikov arrestim

Lini një Përgjigje