TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shtator 2024, 19:30

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë, plagoset 23-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë, plagoset 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kotë të Vlorës. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve.

Sipas informacioneve paraprake i riu K. Sh., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

"Sot, në fshatin Kotë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. H., rreth 22 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Sh., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje