TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shtator 2024, 17:03

Tentoi të largohej nga Rinasi, arrestohet kinezja që shfrytëzonte vajzat për prostitucion

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të largohej nga Rinasi, arrestohet kinezja që shfrytëzonte

Policia e Tiranës ka arrestuar 38-vjeçaren kineze, e shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, kanosje dhe dhunë për dhënie pasurie.

Mësohet se ajo u arrestua në aeroportin e Rinasit duke tentuar të largohej nga Shqipëria.

Autoritetet aeroportuale verifikuan emrin e saj, e cila rezultoi se ishte e shpallur në kërkim, teksa u njoftua policia e cila arrestoi 38-vjeçaren.

Shtetasja tjetër kineze 52-vjeçe me inicialet Y.Y u arrestua më herët nga policia e cila ishte organizatore, ndërsa tjera me inicialet N.D, bashkëpunëtore në krim.

Ato kishin përshtatur lokalë për ushtrim prostitucioni.

Gjatë operacionit të pak ditëve më parë u proceduan penalisht në gjendje të lirë 7 shtetase të huaja në Tiranë, të akuzuara për ushtrim prostitucioni.

Autoret e dyshuara, nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin vajzat, të cilat i akomodonin në një ambient të marrë me qira të përshtatura për shfrytëzim prostitucioni dhe më pas duke përdorur faqen "Escort Tirana", i shfrytëzonin për prostitucion.

Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy autoret e dyshuara me anë të fotove të publikuara në faqen "Escort Tirana", ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion se do tua tregon ato familjarëve të vajzave të rekrutuara.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja N. D., me anë të shtrëngimit, duke i bërë presion me anë të fotografive, ka marrë shumën 15 000 euro, nga njëra prej vajzave të shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ka kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

Lini një Përgjigje