
Policia ka dhënë detaje në lidhje me të shtënat me armë zjarri sot në Vorë. Fillimisht u tha se ka pasur një sherr dhe nga të shtënat nuk pati të dëmtuar.
Sipas policisë, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka pasur një konflikt mes dy personave që po lëviznin me një mjet Golf 5 dhe një shtetasi që lëvizte me një BMË. Gjatë konfliktit nga automjeti tip “BMË” dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.
“Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet “Volkswagen Golf 5”, dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip “BMË”. Gjatë konfliktit nga automjeti tip “BMË” dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.
Lini një Përgjigje