TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2024, 12:40

Aksidentoi për vdekje çiftin e bashkëshortëve në Kuçovë, arrestohet shoferi nga Elbasani!

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentoi për vdekje çiftin e bashkëshortëve në

Policia e Kuçovës ka arrestuar shoferin e dyshuar të aksidentit tragjik të mëngjesit të djeshëm (24 Shtator), ku humbën jetën një çift bashkëshortësh dhe u plagos vajza e tyre.

Burime zyrtare konfirmuan se pas ngjarjes së ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, Sektori i Qarkullimit Rrugor ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Artur Kërçuku, 50 vjeç, banues në Elbasan.

“Automjeti që drejtonte, është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), me të cilin lëviznin viktimat dhe vajza e tyre”, sqaroi policia vendore.

Shoferi ishte shoqëruar menjëherë pas aksidentit, kurse sot (25 Shtator), u bë edhe arrestimi i tij, për shkelje të rregullave të qarkullimit, me pasojë vdekjen.

Aksidenti ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit, kurse viktima mbetën Ahmet Kafazi, 81-vjeç, bashkëshortja e tij Selushe Kafazi, 77-vjeçe dhe u plagos vajza e tyre, Feruze Barushi, 58 vjeçe, e cila ndodhet në spital, pa rrezik jete.

Lini një Përgjigje