
Prokuroria e Brescia-s ka kërkuar ndihmën e SPAK për arrestimin e Kreshnik Budlla Farrukut, kreu i grupit kriminal me të njëjtin emër dhe të 11 anëtarëve të organizatës së tij.
Gjatë aksionit të organizuar mëngjesin e së mërkurës u vunë në pranga vetëm Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri, ndërsa 10 të tjerët policia dështoi t’i prangosë.
Ditën e djeshme u kontrolluan 21 banesa, mes të cilave dhe vila luksoze e Kreshnik Farrukut, në Armadhë të Manzës.
Sipas Prokurorisë Antikorrupsion grupi kriminal ishte i përfshirë edhe në pastrimin e parave, nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila kishte lëshuar fatura false për një shumë rreth 375 milionë Euro.
Aksioni i koordinua nga autoritetet italiane, agjencisë EUROJUST dhe EUROPOL, SPAK e policia shqiptare.
Lini një Përgjigje