
Tre vëllezër shqiptarë janë dënuar me 115 vite burg nga Gjykata e Apelit në Selanik të Greqisë për grabitjen e këmbësorëve.
Bëhet fjalë për tre shqiptarë të moshës 21 deri në 24 vjeç, të cilët u shpallën fajtorë për të gjitha aktet e akuzuara dhe u dënuan në total me 47.5, 39 dhe 28.5 vite burg.
Krahas dënimeve të rënda, ndaj tyre janë aplikuar edhe gjoba, më e larta 82 mijë euro.
Në akt-akuzën greke thuhet se shqiptarët ndalonin këmbësorët në rrugë dhe u grabisnin paratë, varëse, telefona dhe sende të tjera me vlerë. Për të realizuar grabitjen, ata ushtronin edhe dhunë ndaj këmbësorëve.
Hetuesit kanë dokumentuar më shumë se 10 grabitje dhe vjedhje nga ana e vëllezërve shqiptarë. Dy prej tyre e pranuan fajësinë, kurse vëllai i tretë nuk u paraqit në gjykatë dhe u përfaqësua nga avokati.
Të tre tashmë do të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit pasi kanë qenë në paraburgim./Protothema
Lini një Përgjigje