TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2024, 22:24

Aksident i rëndë në Berat, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Berat, makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit.

Mësohet se një 50-vjeçar i cili po qarkullonte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një automjet i cili drejtohej nga një 49-vjeçar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lini një Përgjigje