TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Nëntor 2023, 10:58

U gjet e braktisur në një bodrum në Tiranë, ndërron jetë foshnja e porsalindur

Shkruar nga Pamfleti

U gjet e braktisur në një bodrum në Tiranë, ndërron

Foshnja që u gjet e braktisur në një bodrum në Tiranë fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

"Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë."- ka shkruar Balla.

Pavarësisht përpjekjeve gjendja e vogëlushit nuk u përmirësua si pasojë e hemoragjisë pulmonare dhe hipotermi. Bebja ka shkuar pa shenja jete në spital, por ka ardhur në jetë pasi u fut në reanimacion intensiv dhe masazhit kardiak. 

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, shkak i kësaj gjendje të foshnjes është bërë lindja e tij në kushte të pa përshtatshme. 

Bëhet me dije se nëna që e braktisi foshnjën në një bodrum pallati në Yzberisht i është komunikuar urdhër arresti. Sapo të dalë nga ambientet e spitalit do të akomodohet te Blloku i Sigurisë. Ajo akuzohet për braktisje të fëmijës.

Lini një Përgjigje