TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Nëntor 2023, 20:22

Braktisi foshnjën e sapo lindur në një bodrum në Tiranë, ndalohet nëna

Shkruar nga Pamfleti

Braktisi foshnjën e sapo lindur në një bodrum në

Policia ka arritur të identifikojë dhe ndalojë nënën që braktisi foshnjën në një bodrum në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

29-vjeçarja Eglantina Isufi ka lindur në Pogradec dhe banon në rrugën “3 Dëshmorët në Tiranë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku foshnja e sapolindur u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht.

Edhe pse fillimisht u deklarua se ajo ishte mirë, mësohet se gjendja është përkeqësuar dhe ndodhet në intubim. Foshnja është transferuar nga pediatria te materniteti “Koço Gliozheni”.

Banorët fillimisht kanë dëgjuar të qara dhe më pas kanë gjetur një foshnje në bodrumin e pallatit të tyre. Më pas kanë ardhur efektivët e policisë që e dërguan në maternitet, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar  menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

foshnje bodrum policia

Lini një Përgjigje