
Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e fshatit 'Fshat'. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit 26 vjeç dhe pasagjerja.
Policia bën me dije se shtetasi A.K., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përmbysur në anë të rrugës.
Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Ndërkohë, një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit, ku një automjet është përmbysur mbi urën 158 metra të lartë.
Ndërsa një aksident tjetër i rëndë u regjistrua në afërsi të Kopshtit Zoologjik në Tiranë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një i ri.
Arjan Shahaj është përplasur me një mjet tjetër dhe për pasojë ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar përmbys në mes të rrugës.
Lini një Përgjigje