TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2026, 16:16

U ekzekutua në prani të Alket Rizait, vrasja e grekut u bë me “bekimin” e shefit të rojeve të burgut

Shkruar nga Pamfleti
U ekzekutua në prani të Alket Rizait, vrasja e grekut u bë me
Burgu grek

Autoritetet ligjzbatuese në Greqi kanë arrestuar shefin e rojeve të një burgu, ku dy ditë më parë u ekzekutua një i dënuar me burgim të përjetshëm.

Antonis Papadatos u ekzekutua në qeli nga një bullgar, i cili vuante dënimin në burgun e Domokos.

Papadatos, sipas mediave greke, u qëllua me armë zjarri në sy të shqiptarit Alket Rizai, por jo vetëm. Kamerat e sigurisë zbuluan se në momentin kur u qëllua Papadatos në vendin e ngjarjes ishte edhe shefi i rojeve të burgut. Viktima u qëllua me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pamjet filmike inkriminojnë autorin e krimit dhe ndryshojnë rrjedhën e ngjarjes, pasi shefi i rojeve akuzohet tashmë se ka bashkëpunuar në vrasjen e Papadatos.

U ekzekutua në prani të Alket Rizait, vrasja e grekut u bë me
Antonis Papadatos

Hetimi për vrasje vazhdon, ndërsa bullgari i akuzuar si ekzekutor tha se kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Autoritetet greke po hetojnë se si arma ka hyrë në burg, kush e futi atë dhe si iu çua në qeli autorit të dyshuar të vrasjes së Papadatosit.

Hetuesit grekë dyshojnë se vrasja e Papadatos ishte përmbushja e një “kontrate vdekjeje”, pra një krim i kryer me porosi.

Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, autoritetet kanë zbuluar se vrasja ishte e paramenduar. Sipas mediave greke, bullgari e ka thirrur viktimën me pretendimin se po e kërkon shefi i rojeve të burgut dhe më pas ka qëlluar mbi të.

krimi vrasje greqi

Lini një Përgjigje