TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2026, 12:33

Vrasja e Kevin Muharremit, i vëllai apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve në 'GoFundMe'

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Kevin Muharremit, i vëllai apel qytetarëve: Mos bini pre e
Viktima, Kevin Muharremi

Vëllai i Kevin Muharremit reagoi publikisht pas vrasjes së 25-vjeçarit në Itali dhe paralajmëroi për iniciativa mashtruese që, sipas tij, po qarkullojnë në emër të familjes.

Elvis Muharremi sqaroi përmes një postimi në faqen e biznesit që administronte me të vëllain se familja nuk ka hapur asnjë llogari në platformën GoFundMe apo në faqe të tjera për mbledhje fondesh. Ai kërkoi që askush të mos dërgojë para në emër të tyre dhe theksoi se çdo nismë e tillë nuk lidhet me familjen.

Sipas tij, familjarët kërkojnë të përballojnë në privatësi humbjen e të vëllait dhe djalit të tyre.

“Jam Elvis Muharremi vëllai i Kevin Muharremit që është vrarë më 14 shkurt 2026. Ne nuk kemi hapur asnjë lloj llogarie apo GofundMe që të na ndihmoni. Ju lutem shumë mos hidhni lek askund. Na lini të qetë në dhimbjen tonë”, shkruan ai.

Vrasja e Kevin Muharremit, i vëllai apel qytetarëve: Mos bini pre e
Postimi në rrjete sociale

Kevin Muharremi u vra në orët e para të 15 shkurtit. Si autor i dyshuar i krimit është identifikuar 20-vjeçari shqiptar Renato Xyke. Hetimet paraprake tregojnë se i riu u qëllua në qafë nga një automjet tip SUV që iu afrua paralelisht makinës ku ai ndodhej.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të mëparshëm në një lokal në zonën e Capanne, në Montopoli Valdarno. Autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

vrasja e kevin muharremit i vëllai apel qytetareve

Lini një Përgjigje