Një fole prostitucioni është zbuluar nga policia në Tiranë. Në pranga kanë rënë dy vajza nga Kazakistani 19 dhe 25 vjeç, të cilat ushtronin aktivitetin në një apartament të marrë me qira në rrugën “Çamëria”.
Policia procedoi penalisht edhe një 33 vjeçar, i dyshuar si përfitues nga aktiviteti.
Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash të përfituar nga prostitucioni dhe dy telefona celularë.
"Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Çameria”, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani.
Procedohet penalisht 1 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.
Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 4″.
Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kazakistaneze K. Zh., 19 vjeçe dhe Zh. Sh., 25 vjeçe, pas nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Çamëria”.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për një shtetas 33-vjeçar, përfitues nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Shqiperia multikulturale e se ardhmes se ndritur, sipas Rames dhe Sorrosit, qe po mbush Shqiperine me prostituta, tutore dhe semundje