TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shkurt 2026, 12:50

E rëndë në Angli, 22-vjeçari shqiptar goditet për vdekje me thikë

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Angli, 22-vjeçari shqiptar goditet për
Lorik Abazi

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në Angli. "BBC" raporton se, viktima është identifikuar si Lorik Abazi, i cili u qëllua me thikën ditën e diel.

Mediat britanike raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Croydon, në jug të Londrës. Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar dy vajza 25 vjeçare dhe një 28-vjeçar, si të dyshuar për përfshirje në incident. Njëra prej vajzave është liruar me kusht, ndërsa hetimet vijojnë.

Sipas BBC, dy të rinj të moshës 21 vjeç janë gjetur gjithashtu me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse dhe janë arrestuar pasi dyshohet se ka ndodhur një sherr mes tyre. Njëri prej tyre ndodhet në spital i plagosur dhe ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën, ndërsa tjetri ndodhet në paraburgim pasi ka marrë trajtim mjekësor.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet britanike u kanë bërë thirrje qytetarëve që disponojnë informacion, pamje apo regjistrime që mund të ndihmojnë hetimin, t’i paraqesin ato pranë policisë.

Në një deklaratë për mediat, familja e 22-vjeçarit tha mes lotës se: “Ne, prindërit e tij, vëllai, e dashura, gjyshërit, familja dhe miqtë e tij e deshëm shumë. Një dritë është shuar në jetën tonë dhe jemi të shkatërruar nga humbja e tij”.

 

Lini një Përgjigje