
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka përfunduar me kanosje me armë zjarri.
Policia ka arrestuar një 45-vjeçar, ndërsa ndërhyrja në kohë ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Sipas të dhënave zyrtare, më 16 shkurt 2026, në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”, shtetasi me inicialet E. K., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj, është konfliktuar në rrugë me shtetasin me inicialet E. D., 38 vjeç. Pas përplasjes, dyshohet se 45-vjeçari ka kanosur 38-vjeçarin me një armë zjarri automatik.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij është gjetur dhe sekuestruar bërthama e predhës së një fisheku luftarak, si dhe mjeti me të cilin lëvizte.
Bëhet me dije se policia ka kryer arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar dhe ka sekuestruar prova materiale, ndërsa hetimet vijojnë për gjetjen e armës së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Kanosi me armë zjarri, një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 45-vjeçari.
Sekuestrohen automjeti i 45-vjeçarit dhe bërthama e predhës së një fisheku luftarak, që u gjet në këtë automjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimit nga një 38-vjeçar, për një shtetas që e kishte kanosur me armë zjarri, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E. K., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj.
Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2026, në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”, është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasin E. D., 38 vjeç, dhe e ka kanosur atë, me armë zjarri të dyshuar automatik.
Gjatë veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë gjetur në automjetin e 45-vjeçarit, bërthamën e predhës së një fisheku luftarak. Vijojnë hetimet për gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori e ka fshehur pas ngjarjes, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje