TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shkurt 2026, 13:10

U helmua me fotoksinë, 23-vjeçarja humb jetën në spital

Shkruar nga Pamfleti

U helmua me fotoksinë, 23-vjeçarja humb jetën në spital

Një 23-vjeçare nga Sukthi ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë në banesën e saj. Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme. 

Sipas policisë së Durrësit, shtetasja me inicialet F. T. u dërgua fillimisht me urgjencë në spitalin e Durrësit, pasi dyshohej për helmim.

Për shkak të gjendjes së rënduar, ajo u transportua më pas drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për trajtim të specializuar. Por, pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, 23-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit, e cila pritet të kryejë veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Lini një Përgjigje