TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shkurt 2026, 13:46

Aksident me vdekje në Lezhë, policia nuk arrin të identifikojë viktimën edhe pas 12 orësh

Shkruar nga Pamfleti

Aksident me vdekje në Lezhë, policia nuk arrin të

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesnatën e kësaj të marte në Lezhë. Ngjarja u regjistrua në kryqëzimin e Rrilës, ku rreth orës 03:30 një automjet përplasi për vdekje një këmbësor.

Si pasojë e goditjes, këmbësori humbi jetën, ndërsa identiteti nuk është bërë ende i ditur, edhe pse kanë kaluar 12 orë nga ngjarja.

Lidhur me ngjarjen është arrestuar shoferi 46-vjeçar i automjetit, i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja.

Hetuesit po vijojnë verifikimet për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Shërbimet e Policisë Rrugore, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, identifikuan dhe kapën shtetasin I. M., 46 vjeç, i cili u largua nga vendi i aksidentit (kryqëzimi i Rrilës), ku rreth orës 03:30, përplasi me automjetin që drejtonte, një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili si pasojë humbi jetën. Vijojnë verifikimet për të identifikuar shtetasin që humbi jetën, si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

 

 

 

 

aksident me vdekje

Lini një Përgjigje