TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2026, 14:28

U ekstradua nga Dubai, Durim Bami kërkon transferimin nga 313-ta: Këtu janë armiqtë e mi, më çoni në Fushë-Krujë

Shkruar nga Pamfleti
U ekstradua nga Dubai, Durim Bami kërkon transferimin nga 313-ta: Këtu
Durim Bami

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami ka kërkuar të transferohet nga burgu “Jordan Misja” (313) në Tiranë drejt institucionit të vuajtjes së dënimit në Fushë-Krujë.

Kërkesa është paraqitur përmes avokatit të tij, i cili pretendon se në burgun “313”, por edhe në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit, ndodhen persona që në të kaluarën kanë siguruar kushte për eliminimin fizik të Bamit, çka sipas mbrojtjes përbën rrezik për jetën e tij.

Sipas avokatit, gjatë takimit me klientin në ambientet e paraburgimit, është konstatuar një gjendje jo e mirë shëndetësore, si edhe stres i vazhdueshëm për shkak të pranisë në të njëjtin institucion të personave të arrestuar për akuza si “vrasje” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Në këto rrethana, mbrojtja i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve një transferim të menjëhershëm në një institucion tjetër, ku, sipas saj, nuk ka persona që paraqesin rrezik për jetën e tij. Si alternativë më e përshtatshme propozohet burgu i Fushë-Krujës.

Bami ishte arrestuar në Dubai në tetor të vitit 2024, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i Durim Bamit

Ekstradimi i Bamit konsiderohet si një moment kyç për drejtësinë shqiptare, pasi ai konsiderohet një personazh që mund të japë dëshmi të vlefshme për zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të viteve të fundit.

Ndalimi i Durim Bamit në Dubai është kryer në datën 21 Tetor 2024. Kjo ishte hera e dytë që Durim Bami, u arrestua nga policia e Dubait, pasi ai kishte shkelur rregullat e paraqitjes në një nga rajonet e policisë së Dubait.

Për herë të parë ai u ndalua në muajin qershor 2024, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK në muajin Maj 2024. Shumë shpejt ai u lirua nga gjykata duke përfituar një leje qëndrimi dhe garancie për tu paraqitur në komisariat sa herë ishte e nevojshme për tu verifikuar.

Por Durim Bami nuk i është përgjigjur tre thirjeve në E-Mail të policisë së Dubait për ta verifikuar, çka solli arrestimin e tij për herë të dytë. Bami ka pretenduar se nuk kishte parë E-mailet ndaj nuk ishte paraqitur fizikisht në polici, ditën dhe orën e planifikuar. Por këto pretendime nuk e ndihmuan për tu liruar nga burgu. 

I riu nga Fushë Kruja njihet si personazhi që ka trazuar më së shumti ujrat e politikës shqiptare. I dënuar më herët për vjedhje me armë, Bami zuri titujtë kryesorë të mediave në vitin 2015, për një atentat të pretenduar nga deputeti, asokohe socialist, Tom Doshi. Dosja përfundoi në prokurori, ku u zbulua dhe inskenimi.                      

durim bami kerkon transferim nga 313

Lini një Përgjigje