TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2026, 14:28

Zhvatën 36 milionë euro, GJKKO rikthen për gjykim dosjen e 'Mikrokredive' 

Shkruar nga Pamfleti
Zhvatën 36 milionë euro, GJKKO rikthen për gjykim dosjen e
GJKKO

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kthyer për plotësim hetimesh dosjen e njohur si ajo e “mikrokredive”, duke mos pranuar kalimin e saj për gjykim në këtë fazë. Gjyqtarja Flojera Davidhi vendosi t’i lërë një afat prej pesë muajsh prokurorit të SPAK, Edvin Kondili, për të plotësuar aktet hetimore.

Çështja përfshin 27 të pandehur, të akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Më 23 korrik 2025, Prokuroria e Posaçme njoftoi mbylljen e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të 16 personave dhe katër shoqërive tregtare.

Sipas SPAK, të pandehurit, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, dyshohet se kanë zhvatur rreth 36 milionë euro dhe kanë përfituar 1700 prona të paluajtshme nga rreth 17 mijë qytetarë, përgjatë një periudhe 9-vjeçare.

Si drejtues të grupit janë identifikuar Elda Ibro dhe Arben Meskuti. Fillimisht, si një nga drejtuesit ishte identifikuar edhe Olsi Ibro, bashkëshorti i Elda Ibros, i cili humbi jetën në korrik 2024, pasi u hodh nga një pallat.

Sipas hetimeve, 16 të pandehurit dhe shoqëritë “Micro Credit Albania” sh.p.k., “ADCA” sh.p.k., “Final” sh.p.k. dhe “TDR Group” operonin në të njëjtin ambient, përdornin të njëjtin sistem kompjuterik dhe ndanin burime financiare e njerëzore, duke bashkëpunuar në mënyrë të qëllimshme. Në paraqitje, aktiviteti i tyre rezultonte si mbledhje e detyrimeve të konsideruara “kredi të këqija”, ndërsa sipas akuzës, qëllimi real ka qenë përfitimi i paligjshëm në dëm të qytetarëve.

 

gjkko mikrokredite

Lini një Përgjigje